Kris Jenner nuk e ka problem të jetë e hapur: ajo e pranon se ka bërë ndërhyrje estetike dhe është krenare për rezultatet.
Në episodin më të ri të “The Kardashians”, 70-vjeçarja ndodhet në Paris me Kim Kardashian, ku dyshja nisin një bisedë të sinqertë dhe plot humor rreth operacioneve që kanë kryer ndër vite. Kris shprehet: “Nëse ka diçka reale në fytyrën time, është hunda.” Ajo zbulon se së fundmi ka kryer një lifting fytyre tek Dr. Steven Levine, pak para ditëlindjes së saj të 70-të. Ndërkohë, Kim, 45 vjeçe, tregon se të vetmet që s’ka prekur janë dhëmbët, ndërsa Kris i kthen me shaka që “të kontrollojë pak shpinën,” duke iu referuar thashethemeve të përhershme rreth trupit të Kim.
Pamja e re e Kris u bë temë e madhe në Paris, ku ajo u shfaq me një look më të freskët se kurrë. Burime për PEOPLE konfirmuan se ndërhyrja është kryer në New Jork.
Në një intervistë për Vogue Arabia, Kris ka treguar se kishte bërë një lifting edhe rreth 15 vite më parë, duke theksuar se kjo nuk lidhet me mospranimin e plakjes, por me dëshirën për t’u ndier mirë me veten.








