Aktori Ashish Kapur i njohur si “Kabir” nga seriali shumë i ndjekur “Sarasvatiçandra” prej një viti është i lidhur me një modele shqiptare, Ilda Kroni. Çifti duket se ka gjetur dashurinë e vërtet pasi dedikimet romantike për njëri-tjetrin nuk ndalen dhe gjithmonë i shohim bashkë. Pak muaj më parë në një lidhje telefonike live me emisionin Rudina, modelja shqiptare u shpreh se ajo dhe Ashishi kanë menduar të vijnë në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar së fundmi edhe aktori por siç duket çifti do vizitojnë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën. “Të lutem hajde në Kosovë” -i ka shkruar një fanse aktorit dhe ai i është përgjigjur “Sigurisht”. Gjithashtu aktori ka folur edhe shqip kur është pyetur nëse di ndonjë fjalë nga gjuha jonë. Ilda i ka mësuar Ashishit të thotë “Të dua”./revistawho.com