• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Kadaifi dhe bakllavaja ju bënë gjëmën, ja si të hiqni kilogramët që morët

Sezoni i festave erdhi dhe iku, por ju ndiheni sikur keni ngrënë dhe pirë jashtë çdo norme dhe keni kryer shumë pak aktivitet fizik për ditë të tëra. Nuk jeni të vetmit, mos u stresoni.

Duke u penduar, ato pak kilogramë që mund të keni shtuar nuk do të zhduken, thjeshtë do e vështirësoni rikthimin në rutinën tuaj të të ushqyerit. Dietologë dhe instruktorë japin disa këshilla sesi t’i riktheheni normalitetit dhe të filloni javën e parë të vitit me disa shënime mbi shëndetin.

Ushqehuni pastër dhe stervituni fort

“Mos qëndroni pa ngrënë dhe mos shmangni vaktet, thjesht ushqehuni “pastër”, që do të thotë pa sheqer, me shumë proteina dhe perime. Gjithashtu unë mbështes idenë e stërvitjes së fuqishme në orët e para të mëngjesit”, – këshillon Joe Ferraro, trainer boksi.

Mbusheni frigoriferin me ushqime të shëndetshme

“Periudha pas festave duhet ta gjejë frigoriferin tuaj me ushqime të shëndetshme, pa yndyrna të ngopura, pa shumë sheqerna, me shumë perime, sallatra, porteina (mish të bardhë dhe vezë), mos harroni dhe frutat”, – rekomandon Lily Kunin, themeluesi i “Clean Food Dirty City”.

Fillojeni ditën duke u djersitur në palestër

“Çdo ditë të javës, dhe sidomos pas festave, unë e filloj duke u stërvitur edhe pse kjo do të thotë të zgjohesh herët. Disa nga arsyet përse duhet të stërviteni që në mëngjes: aktivizoni metabolizmin tuaj të përgjumur tashmë nga pushimet, eleminoni mundësinë për të mos u stërvitur mbasdite sepse mund të jeni të lodhur ose keni plane, përmirësoni energjitë tuaja fizike dhe mentale, 30 -40 minuta në ditë do të bëjnë diferencën!”, — këshillon Jessica Shatz, trainere personale dhe instruktore Pilates-i.

Mos u pendoni për sheqerin dhe yndyrën që i keni dhënë stomakut tuaj këto ditë

“Ajo çfarë hëngrët ditët e festave kaloi, uroj që të keni shijuar çdo ushqim që keni ngrënë. Në qoftë se pendoheni apo ndiheni në faj, kjo nuk ju ndihmon për asgjë, thjesht e bën më të veshtirë rikthimin”, — shpjegon Shira Lenchewskie dietologe.

Pini shumë ujë, mos konsumoni fruta pas orës 14.00, shmangni karbohidratet dhe ëmbëlsirat, dhe shumë shpejt stomaku juaj do ju falenderojë. / revistawho.com