Selen dyshon se Songyl është shtatzënë dhe e kërcënon se Gynej do ta lërë. Songyl bëhet gati t’i tregojë Gynejit lajmin e ëmbël dhe i përgatit një darkë në shtëpi. Ajo i dhuron Gynejit një palë këpucë fëmijësh dhe i tregon se është shtatzënë. Gynej i lumturuar përqafon Songylin dhe nuk mund ta besojë që do të bëhet baba. Ai fillon të kujdeset më shumë për Songylin. Nazan ankohet në ministri për Nerimanin pasi ka falsifikuar dokumentet. Ajo zbulon para të gjithëve se Kader e ka Nerimanin tezen e nënës së saj. Kader mbetet e shokuar kur mëson këtë të vërtetë. Ajo ia nxjerr të gjithë inatin Nerimanit duke i thënë se nuk ka zemër./revistawho.com








