“Një pjesë e imja” ka përfunduar prej kohësh, por besnikët e këtij seriali që bëri për vete shumë shqiptarë, nuk e kanë harruar ende. Si për t’iu “shuar pak mallin”, sot iu sjellim disa imazhe shumë të rralla të aktorëve protagonistë, që nuk keni pasur mundësi t’i shikoni përgjatë serive, sepse ato janë shkrepur jashtë xhirimeve. Në to shikojmë kombinime buzëqeshjesh që kur i krahasojmë me personazhet që njohëm në telenovelë, na duken të çuditshme. Për shembull armiket e përbetuara Defne dhe Elif shfaqen përqafuar. Po ashtu edhe Kahraman e Maksut, pozojnë të lumtur pranë njëri-tjetrit./ revistawho.com