Në shtëpinë e Big Brother VIP ka ardhur një zarf i zi pasi Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë. Në zarf shkruhet se Gjesti ka thyer rregullat dhe Vëllai i Madh do të japë vendimin për të në Prime.
“Banorë vëllai i madh ju njofton se Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë që është 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në prime do të njoftoheni për vendimin e marrë”








