Një debat i fortë ka shpërthyer mes Gertës dhe Rozanës, ku të dyja shkëmbyen komente të ashpra ndaj njëra-tjetrës. Rozana e kritikoi Gertën për qëndrimin e saj, duke theksuar se si nënë e dy fëmijëve, ajo duhet të tregojë më shumë kujdes në sjellje.
E zemëruar, Gerta iu kundërpërgjigj: “Unë kam atë që ti nuk e ke.”
Rozana, e habitur, kërkoi shpjegim duke pyetur: “Çfarë nuk kam unë?”
Gerta e provokoi më tej duke thënë: “Unë jam nënë e ti nuk je.”