Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Kam bërë humor me thikë në zemër”, Agron Llakaj flet pas humbjes së bashkëshortes!

30/05/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Gjysma ime më e mirë iku drejt parajsës”, ndahet nga jeta bashkëshortja e Agron Llakajt!

Pak ditë më parë, aktori i njohur Agron Llakaj humbi të shoqen, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme. Ai ka zgjedhur sot që përmes një video-mesazhi të falënderojë të gjithë ata që e kanë ngushëlluar.





“Të dashur miq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithë mesazheve të drejtuara drejt meje dhe familjes sime me rastin e humbjes së jetës së njeriut të shtrenjtë, Kostandinës tonë dhe Konstandinës time, unë po ju drejtohem me këtë videomesazh duke shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për çdo fjalë zemre. Dihet, edhe gëzimet dhe hidhërimet ndahen me njerëz të njohur dhe të panjohur. Moria e njerëzve në përcjelljen e Konstandinës, por edhe në ditët e pritjes, gjithë kjo dashuri e madhe njerëzore na bëri që ta kalonim disi më lehtë. Mali i dhimbjes që Konstandina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shprehin sepse pesha është shumë e madhe. Pikërisht për shkak të kësaj dhimbjeje, ne po pranojmë vuajtjen. Kam lexuar mesazhet tuaja për të ruajtur kujtimet e saj, por ajo është në çdo frymëmarrje tonën, timen, fëmijëve, mbesës dhe nipërve të mi dhe gjithë njerëzve të dashur. Por, jetën nuk e zgjedhim, e tillë është. Në dy vite ajo tregoi se ishte trau dhe shtylla e shtëpisë, por edhe një njeri i fortë. Në dy vite në këtë tragjedi njerëzore dhimbjeje, në këtë betejë me një sëmundje të pamëshirshme ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikë në zemër është e vështirë, motiv ishte Konstandina. Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen. Sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa, unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, bashkë me respektin dhe dashurinë njerëzore. I prekur dhe i emocionuar nga e gjithë pjesëmarrja e njerëzve dua të shpreh falënderimin e madh dhe t’ju them: Duajeni njëri-tjetrin, respektojeni. Pasuria më e madhe është shëndeti, para tij, jetës dhe njerëzve të dashur çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Respekt dhe mirënjohje nga unë, fëmijët e mi, nipërit dhe mbesa”, ka thënë ai.

 


 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Next Post
Fillon Evropiani, të gjithë sytë te Marina!

Fillon Evropiani, të gjithë sytë te Marina!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera