Ish-pjesëmarrësi i “Përputhen”, Marko Musaj, ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tij personale gjatë një interviste të dhënë për Ronaldo Sharkën. Ai ka pranuar se ka pasur një periudhë komunikimi me Brikenën, e cila ka zgjatur disa muaj dhe ka ndodhur pas largimit të tij nga formati televiziv.
Sipas Markos, gjithçka ka nisur pasi ai kishte përfunduar eksperiencën në emision, ndërsa platforma kryesore ku kanë mbajtur kontakt ka qenë Instagrami. Gjatë bisedës, ai ka sqaruar edhe situatën e Brikenës me Mateon në atë kohë, duke theksuar se raporti mes tyre ishte mbyllur.
“E njoh Brikenën, kemi pasur kontakte për rreth dy muaj në Instagram. Kam folur me të pasi dola nga ‘Për’puthen’. Në periudhën kur komunikonim bashkë, ajo i kishte ndërprerë kontaktet me Mateon. Për Mateon më tha se nuk kanë vijuar njohjen, pasi nuk e kanë gjetur veten te njëri-tjetri”, – u shpreh Marko gjatë intervistës.








