Bleona Qereti ka dhënë një nga rrëfimet më të thella dhe personale gjatë intervistës së saj në Top Story me Grida Dumën, duke hapur zemrën për publikun mbi betejat e brendshme që e kanë shoqëruar që në moshë shumë të re.
Artistja foli hapur për mënyrën se si ka ndërtuar mekanizma mbrojtës për të mbijetuar në një botë ku vëmendja publike ka qenë konstante, duke shpjeguar se brenda saj bashkëjetojnë disa versione të vetes, secila me një rol të caktuar:
“Unë mendoj që kam këto 4 Bleonat brenda, jam kjo Bleona këngëtare që nuk le absolutisht asnjë Bleonë tjetër të dali në sipërfaqe derisa të jetë absolutisht e kënaqur, pastaj është Bleona biznesmene që suporton Bleonën këngëtare, magjistrja e quaj unë, dhe vetëm kur kjo Bleona këngëtare është e lumtur atëherë del në pah ajo Bleona e vogël, mund të dali pak dhe të thotë ok dua të marr pak ajër. Për mua ajo që vuan më shumë është kjo Bleona e vogël 13,14 vjeç e cila nuk ka pasur kurrë shansin të jetojë adoleshencën njësoj si adoleshentët e tjerë. Të ketë privatësinë e saj. Jam mësuar të shikohem me lupë dhe për mua është kthyer në stil jetese. Unë e di 360 gradë çfarë ndodh në çdo moment sepse jam mësuar me këtë. Dhe në momentin që dikush pastaj e lëndon këtë Bleonën e vogël, versioni më vulnerabël i imi, atëherë del dragoi dhe është zjarr dhe flakë dhe shtypet reset button dhe fillon edhe njëherë nga fillimi.”
Intervista u konsiderua nga shumë si një nga momentet më të sinqerta televizive të Bleona Qeretit, duke dëshmuar se pas “dragoi”-t që shfaqet në momentet e konfliktit, ekziston ende një vajzë e vogël që kërkon vetëm pak ajër dhe qetësi.








