Pas gjithë vëmendjes që mori raporti mes saj dhe Kiara Titos, Dojna Mema ka vendosur të reagojë me një postim .
Moderatorja publikoi në Instastory një bisedë private me motrën e saj, e cila i shkruante “Hiqe Kiara Titon”, ndërsa më pas Dojna ndau një mesazh më të gjatë, duke treguar se preferon të jetë transparente në çdo situatë.
“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë,” – shkruan ajo.
Në postim, Dojna shtoi edhe një detaj nga biseda me motrën ku theksoi: “Unë as nuk fola keq për të.”
Duket se me këtë reagim, moderatorja ka vendosur t’i japë fund çdo keqkuptimi publik, duke mos dashur ta zgjasë më tej temën.
Kujtojmë se gjithçka nisi pas deklaratave të saj në “Mirëmbrëma Yje”, ku përmendi se Kiara e kishte hequr nga Instagrami. Kiara, nga ana tjetër, në “Goca dhe Gra”, mohoi këtë, duke thënë se ishte Dojna ajo që e kishte bërë veprimin e parë.









