• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kam ndarë me ju dhimbjet dhe gëzimet e mia”, Evi Reçi ka këto fjalë për të thënë për ‘Vizionin e Pasdites’

Evi Reçi ka nisur këtë sezon televizv rrugëtimin e saj sj moderatore e programit të pasdites në ekranin e ‘Vizion Plus’. Me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e saj, Evi ka treguar edhe bilancin e këture muajve përgjatë kohës që ka drejtuar ‘Vizioni i Pasdites’.

“Bilani i 2019-ës në Vizionin e pasdites. Një mozaik emocionesh tek @vizioniipasdites i gjithë viti 2019. I kemi dhënë zë historive personale, artit, kulturës, jemi përlotur, por dhe kemi qeshur, jemi ndjerë krenar me arritjet e kampionëve dhe artistëve shqiptarë dhe kemi sjellë realitetin me apo dhe pa ngjyra. Kam ndarë me ju gëzimet dhe dhimbjet e mia. Jeni ju familja ime e dytë çdo pasdite në @vizionplustv. Faleminderit”, ka shkruar Reçi krah videos përmbledhëse me momentet më pikante të emisionit të përditshëm në orën 18:00. Kujtojmë se pavarësisht angazhimeve në ekran si moderatore, Evi ka vazhduar të sjellë projekte muzikore për të gjithë ndjekësit e saj./revistawho.com