Jori dhe Noizy e bënë rrjetin lëmsh teksa postuan të dy foto nga një jaht ku dukej qartë bukuroshja. Kjo e fundit ka sqaruar çdo keqkuptim, duke e theksuar se ka qenë bashkëpunim pune.
‘Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në “Instagram”, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn.
Më shkroi që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit. Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh”, u shpreh modelja në një intervistë për “Live from Tirana”.








