Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Kam qarë kur u ktheva në shtëpi”, Kim Kardashian kujton momentin më të keq për të

23/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Kam qarë kur u ktheva në shtëpi”, Kim Kardashian kujton momentin më të keq për të

Kim Kardashian së fundmi është shfaqur në një video 14 minuta të ‘Vogue’ për të folur për të gjitha veshjet e saj më të bukura dhe ato më të këqija në këto 13 vite që ka qenë në qendër të vëmendjes. Ylli i televizionit ka treguar se momenti më i keq për të ka qenë në ‘Met Gala 2013’, pasi veshja e saj u komentua gjatë. Atë vit Kim ishte shtatzënë dhe për eventin e rëndësishëm zgjodhi një fustan me printe lulesh të ‘Givenchy’.





Shumë fansa nuk e pëlqyen veshjen e saj, ndaj menjëherë i kthyen fotot e Kardashian në meme. Kim e ka përjetuar shumë keq atë moment dhe ka treguar se ka qarë gjatë gjithë rrugës kur është kthyer për në shtëpi. “Kam qarë pothuajse gjatë gjithë rrugës për në shtëpi, sepse nuk mund ta besoja. Kishte aq shumë meme për mua. Mendoj se edhe Robin Williams shkruajti diçka në ‘Twitter’ për të, duke më krahasuar me zonjën Doubtfire”, ka rrëfyer Kim.


Ajo ka shtuar se asokohe askush nuk e donte atë atje, sepse Kim nuk ishte e ftuar në mbrëmjen e ‘Met Gala’. Tashmë ajo ka treguar se fustani i pëlqen shumë dhe mendon se ka qenë mjaft i bukur për kohën. “Më kujtohet që Mary-Kate dhe Ashley Olsen erdhën tek unë dhe e pëlqyen shumë veshjen dhe dorashkat e mia. Kështu që asnjë nga kritikat nuk vlenin, sepse binjakët Olsen e aprovuan”, ka thënë Kim. Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ ka treguar më herët se ka qenë Kanye West që e ka ndihmuar të zhvillojë stilin e saj dhe se shpeshherë ja zgjedh ai veshjet. /revistawho.com

Tags: fustanikim kardashianmet gala 2013momenti me i keq
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Next Post
Çfarë do të donte të dëgjonte djali i saj pas disa vitesh? Fatma emocionon edhe Dojnën me përgjigjen

Çfarë do të donte të dëgjonte djali i saj pas disa vitesh? Fatma emocionon edhe Dojnën me përgjigjen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera