Një natë më parë në “Dancing With The Stars” kishte rezervuar emocione dhe rrëfime të ndjera nga konkurrentët pjesëmarrës.
Ata kishin ftuar një personin e tyre të zemrës për të kërcyer. Në këtë atmosferë “VIP-at” edhe rrëfyen histori të tyre familjare.
Një nga rrëfimet më emocionues të mbrëmjes ishte edhe ai i Isli Islamit i cili për herë të parë ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së tij.
Mes emocionesh, ai ka treguar se prindërit e tij janë të divorcuar dhe kjo ka ardhur pas shumë vitesh dhunë fizike dhe psikologjike e abuzimi ndaj nënës së tij, ndërsa vetë Isli ka qenë dëshmitar i situatës.
Më tej, ai shtoi se divorci i prindërve ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte pas shumë vuajtjesh të nënës së tij.
Ai shtoi më tej se e admiron mënyrën se si e ëma ka arritur t’ia dalë pas gjithë atyre vuajtjeve.
“Falini njerëzit që ju kanë bërë të këqija, ata që ju kanë shkaktuar sepse nuk ka asgjë më të bukur se të falësh”, ka thënë ai.








