Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai… 21/02/2026
”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait! 21/02/2026
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

“Kam qenë në ‘Klan’ që në klasë të 5-të, djali i parë që kam pëlqyer…”, Nevina Shtylla rrëfen 10 gjërat që nuk i dini për të

19/04/2018
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
“Kam qenë në ‘Klan’ që në klasë të 5-të, djali i parë që kam pëlqyer…”, Nevina Shtylla rrëfen 10 gjërat që nuk i dini për të

Nevina Shtylla është një nga figurat më të reja në televizionet shqiptare. Ishte vetëm 16 vjeç kur u shpall “Miss Shqipëria 2010”. Ka luajtur rol protagonist në “Ti mund të më quash Xhon” dhe së fundmi shfaqet në ekran si moderatore e ‘Jo vetëm modë’. Vajza e re dhe shumë simpatike prej kohësh ka nisur rrugën drejt suksesit dhe duket se po i ecën mjaft mirë. Talenti dhe puna e madhe janë çelësi i suksesit për të. Në një intervistë për ‘Revistawho.com’, Nevinën e pyetëm për 10 gjërat që ende nuk na i ka treguar dhe përgjigjet na suprizuan…





  • Piktura është një nga pasionet e mia më të mëdha. E kam lënë pak pas dore kohët e fundit për shkak të ngarkesës në punë, por sa herë e praktikoj më shërben si antistres.
  • Kur kam qenë në klasën e 5-të u regjistrova në kursin e baletit të Llaqi Nako dhe u bëra pjesë e trupës së baletit të ‘Gjeniut të Vogël’. Ndoshta ka qenë e shkruar që atëherë se do të isha pjesë e ‘Klan’ në të ardhmen.
  • Këtë ndoshta e dinë shumë njerëz që më njohin përtej ekranit. Në përditshmëri përdor syze optike dhe pse kjo në ditët e sotme nuk është diçka e rrallë.
  • Flokët e mia nuk janë të drejta, por kaçurrela. Edhe këtë e kanë zbuluar ata persona që takoj më shpesh. Është pak e vështirë t’i menaxhosh në ekran ndaj zgjedh t’i mbaj më shpesh të drejta.
  • Unë gjithashtu kam një vëlla të madh. Kemi dy vite diferencë dhe kjo ndoshta ka ndikuar në ato zënkat e shpeshta në fëmijërinë tonë. Por tani them se është kthyer në krahun tim të djathtë e i besoj këshillës së tij në shumë vendime që marr.
  • Mbështes adoptimin. Ndoshta për disa është një koncept që nuk do ta pranonin kurrë, por mua më duket diçka e bukur dhe jo vetëm në rastet kur për arsye biologjike nuk mund të bësh fëmijë vet. Mendoj se në të ardhmen do ta bëj një zgjedhje të tillë.
  • Jam prezantuese në TV prej disa vitesh, por studimet i kam përfunduar për Tik (Teknologji informacioni e komunikimi). Një degë sa e bukur aq edhe e komplikuar por që sot është e ardhmja.
  • Në moshë më të hershme nuk kam qenë aspak një fëmijë simpatik. Përkundrazi, mami më ka thënë dikur se mi ka shpuar veshët për të vënë vëth që kur isha 3 vjeç sepse kur e ndalonin në rrugë e pyesnin gjithnjë: Si i ke çunat?
  • Udhëtimi i parë i largët, përtej kufijve të Shqipërisë ka qenë në Korenë e Jugut për të marre pjesë në një konkurs bukurie. Sapo kisha mbushur 16-vjeç dhe udhëtoja krejt e vetme. Ka qenë një eksperiencë e sikletshme edhe pse isha shume entuziaste, ndaj e mora si një mini aventurë.
  • Tani nuk do ta pranoja me lumturi të madhe këtë gjë por djali i parë që kam pëlqyer ka qenë Nick Carter i ‘Backstreet Boys’. Pavarësisht se nuk besoj se kam qenë e vetmja vajzë në botë që ka përjetuar njëfarë dashurie platonike për të.

Tags: 10 gjerat qe nuk diniNevina Shtylla
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Next Post
Mimi Kodheli tregon historinë e njohjes me bashkëshortin e saj: Ai ishte më i bukuri i “Rrugës së Durrësit”

Mimi Kodheli tregon historinë e njohjes me bashkëshortin e saj: Ai ishte më i bukuri i “Rrugës së Durrësit”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera