Kiara ka pësuar një incident në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”.
Një pjesë e banorëve po realizonin një lojë dhe Kiara është penguar dhe ka rënë.
Ajo ka përfunduar e shtrirë në tokë dhe nuk mund të lëvizë për shkak të dhimbjeve.
Banorët janë munduar t”i japin ndihmën e parë, mes tyre dhe Luizi por ajo i ka kërkuar të qëndrojë larg.
Më pas ka mbërritur shërbimi mjekësor, teksa është larguar drejt një spitali privat në Tiranë. Sipas konkurrentëve, Kiara ka pësuar tërheqje muskulare ose siç quhet në gjuhën popullore, ka këputur mish.
”Kam shumë dhimbje. Ju betohem”, dëgjohet të thotë ajo.








