Orgesa Zaimi dhe kolegia e njëkohësisht mikesha e saj e ngushtë, Kamela Islami kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar klipin e tyre të parë. Këtë herë për një kauzë shumë të ndjerë, për fëmijët që vuajnë nga sindroma Down.
Kjo është një dhuratë shumë e bukur që “Down Syndrome Albania” dhe dy artistet i kanë bërë atyre në ditën e 1 qershorit.