Këngëtarja e talentuar, Kamela Islamaj e ka kaluar 8 marsin në spital, pasi nëna e saj e ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Motra e këngëtares, Ediola ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet e gjithë familja pranë shtratit të nënës së tyre.
“Ajo besonte se do të shërohej dhe ja doli. Nënë superheroinë”, është ky mbishkrimi që shoqëron këtë fotografi.
Të shumtë kanë qenë edhe miqtë e familjes Islamaj që i kanë uruar nënës së Kamelës shërim të shpejtë, të cilëve ju bashkohemi edhe ne.