Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Kampioni i memories, jep këshillat… Ja çfarë duhet të bëni, që të mbani mend

12/12/2015
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kampioni i memories, jep këshillat… Ja çfarë duhet të bëni, që të mbani mend

Shumë njerëz ankohen se kanë kujtesë të dobët dhe kjo i pengon të kenë një performancë të mirë intelektuale gjatë punës dhe jo vetëm. Ky është një problem që evidentohet tek njerëzit sidomos me kalimin e moshës. Por çfarë duhet të bëjmë që të kemi një memorie të mirë dhe të shëndetshme? Idriz Zogaj, kryetar dhe themelues i Shoqatës Suedeze të Memories, sjell për lexuesit e “Who”, disa këshilla praktike sesi të kemi një kujtesë të mirë. Zogaj, me origjinë nga Kosova, ka qenë kampioni i Suedisë pesë vite radhazi dhe si kapiten i ekipit të Suedisë ka arritur vendin e dytë në botë në vitet 2012 dhe 2014. Ai është autor i disa librave, përfshirë “Minnest ABC”, librat për fëmijë ku tregon si funksionon kujtesa, dhe gjithashtu ka realizuar edhe disa aplikacione për ta ushtruar trurin nga telefoni, “Zogaj Memo-Gym” dhe “Brain Fight” (Luftimi i Trurit) etj.





Asocimi

Truri ynë mëson gjatë gjithë kohës nga asocimi. Atë që truri nuk e kupton, nuk ka aftësi ta memorizojë. Kështu që, kur lexoni, shiheni informacionin në një këndvështrim më të gjerë, në mënyrë që të shihni se çfarë asocimi mund të merrni prej tij. Një emër mund të jetë i njëjtë me atë të shokut tuaj, ose mund të tingëllojë si diçka gazmore, prandaj përdorini këto asocime në mënyrë që informacioni të mbetet në mendjen tuaj.


Kujtoni

Fokusimi kur e merrni informacionin dhe përdorimi i asocimit, bëjnë që informacioni të mbetet gjatë në mendjen tuaj. Problemi është si ta gjeni atë në memorie. Kështu që, kur asocioni dhe e kujtoni imazhin në një vend specifik, mund ta mbushni ‘shtëpinë tuaj’ (mendjen) me imazhe dhe asocime. ‘Dhoma e ndenjes’ është plot me fakte historike, ‘kuzhina’ me kimi, dhe kështu me radhë. Por ju keni edhe një busull mendore; ju e dini se ku mund të shkoni kur përpiqeni të gjeni informacionet nga memoria juaj!

“Pallati i Kujtesës”

Teknika e vizualizimit mund të jetë më e strukturuar dhe e organizuar. Të gjithë atletët përdorin “metodën e locit”, ose “Pallatin e Kujtesës” (Memory Palace), për të vënë në dukje një sasi të madhe informacioni në trurin e tyre. Ajo çka ata përdorin është një rrugë, për shembull rreth shtëpisë së tyre, dhe e bëjnë memorien të ndalojë në atë informacion që ata dëshirojnë. Është njësoj si një linjë autobusi. Logjika është që ju ta filloni në një vend, dhe më pas të ecni përmes zonës së ambientit tuaj. Truri ynë është i pajisur jashtëzakonisht mirë për të kujtuar vende të ndryshme.

Përsëritja

Besojeni ose jo, ju studioni më shumë nga ç’mund ta keni të nevojshme. Koha për të mësuar diçka nuk duhet të jetë më shumë se 15-20 minuta; pas kësaj, përsëritja duhet të bëhet pas rreth një ore, përpara se të shkoni në krevat, një ditë më pas, por edhe pas një jave. Sa herë ju përsërisni, i thoni trurit: “Kjo është e rëndësishme, kjo është diçka që dua ta kujtoj”. Kujtimet janë ndryshime fizike në trurin tonë. Ato duhet t’i përsërisim, në mënyrë që t’i mbajmë mend më mirë dhe më lehtë.

Bëni qejf!

Dhe së fundmi, bëni qejf! Trurit i pëlqen të bëjë qejf. Sajoni një histori gazmore, krijoni imazhe qesharake etj, nga informacionet e mërzitshme të përditshmërisë suaj. Më pas do ta shihni sesa e lehtë do të jetë gjithçka!

Tags: Idriz ZogajKujtesaMemoria
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Ermal Fejzullahu në pritje të fëmijës së katërt?!

Ermal Fejzullahu në pritje të fëmijës së katërt?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera