Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pritjes i vjen fundi, Ferma VIP rikthehet në ekran më 27 mars! 16/03/2026
“Shqiponja nuk kap miza”: Mesazhi enigmatik i pronarit të Onima pas arrestimit të Gjestit ndez rrjetin! 16/03/2026
Erolld Belegu i propozon për martesë Diola Dostit në ditëlindjen e tij të 60-të! 16/03/2026
Biografi e re për familjen mbretërore, çifti Harry-Meghan përplasen me autorin: Ka teori konspirative! 16/03/2026
Nga 115 në 90 kilogramë, Vesa Vllasaliu zbulon sekretin e rikthimit në formë vetëm pak muaj pas lindjes! 16/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

KAMUFLIMI/ Si u fshehën lojtarët e Izraelit gjatë transportit nga Rinasi (FOTO+VIDEO)

11/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
KAMUFLIMI/ Si u fshehën lojtarët e Izraelit gjatë transportit nga Rinasi (FOTO+VIDEO)

Autoritetet shqiptare dhe shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Izraelit kanë marrë masa ekstreme sigurie për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj lojtarëve të kombëtares izraelite. Plan i masave ishte dhe ndryshimi i stadiumit nga “Loro Boriçi” që ishte planifikuar të luhej ndeshje, takimi do të mbahet në “Elbasan Arena”. Ndërkohë, sot gjatë transportit të lojtarëve nga Rinasi në Tiranë pati tre herë më shumë agjentë se sa zakonisht. Madje, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm lojtarët nuk udhëtuan me autobus por me furgonë. Përfaqësuesja izraelite mbërriti mbrëmjen e së enjtes rreth orës 18:00 në aeroportin “Nenë Tereza”. Gjithçka ka qenë nën masa ekstreme sigurie, rrugët që të çonin drejt aeroportit kanë qenë të bllokuara tërësisht, ndërkohë që çdo objekt e makinë është kontrolluar paraprakisht edhe në territorin e jashtëm nga qen antiminë. Kanë qenë të shumta makinat e sigurisë që kanë shoqëruar karvanin e delegacionit izraelit. E gjithë autostrada, në të cilën ka patur çdo 150 metra nga një polic ishte e bllokuar deri në momentin e mbërritjes së skuadrës dhe delegacionit në hotel në qendër të Tiranës, raporton ‘Top Channel’. Dy autobusët, që normalisht duhet të ishte skuadra, kanë qenë bosh, ndërkohë që skuadra ka qenë e ndarë në disa furgon më të vegjël, duke shfaqur në këtë formë një manovër sigurie nga agjentët e sigurimit izraelit, të cilët kishin marrë masat për të gjithë itinerarin e lëvizjes, por edhe për ditët e qëndrimit në Shqipëri. Asgjë nuk bëhet publike për lëvizjet e skuadrës, paraprakisht është njoftuar një seancë stërvitore pasditen e së premtes në orën 18:00 në “Elbasan Arena”, ndërkohë që konferenca për shtyp do të jetë në orën 17:30. 





http://dai.ly/x51i0ez

http://dai.ly/x51i0ut


Tags: fshihenIZRAELIlojtaret
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pritjes i vjen fundi, Ferma VIP rikthehet në ekran më 27 mars!
Breaking News

Pritjes i vjen fundi, Ferma VIP rikthehet në ekran më 27 mars!

16/03/2026
“Shqiponja nuk kap miza”: Mesazhi enigmatik i pronarit të Onima pas arrestimit të Gjestit ndez rrjetin!
Breaking News

“Shqiponja nuk kap miza”: Mesazhi enigmatik i pronarit të Onima pas arrestimit të Gjestit ndez rrjetin!

16/03/2026
Erolld Belegu i propozon për martesë Diola Dostit në ditëlindjen e tij të 60-të!
Breaking News

Erolld Belegu i propozon për martesë Diola Dostit në ditëlindjen e tij të 60-të!

16/03/2026
Biografi e re për familjen mbretërore, çifti Harry-Meghan përplasen me autorin: Ka teori konspirative!
Breaking News

Biografi e re për familjen mbretërore, çifti Harry-Meghan përplasen me autorin: Ka teori konspirative!

16/03/2026
Nga 115 në 90 kilogramë, Vesa Vllasaliu zbulon sekretin e rikthimit në formë vetëm pak muaj pas lindjes!
Breaking News

Nga 115 në 90 kilogramë, Vesa Vllasaliu zbulon sekretin e rikthimit në formë vetëm pak muaj pas lindjes!

16/03/2026
U përjashtua nga BBV, Greta: Kërkoj falje, por…
Breaking News

U përjashtua nga BBV, Greta: Kërkoj falje, por…

16/03/2026
Next Post
VIDEO/ “Natën e mirë”, Aja e “Al Pazar” tregon se si i lëviz bebi në bark…

VIDEO/ “Natën e mirë”, Aja e “Al Pazar” tregon se si i lëviz bebi në bark…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera