Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Kanceri i lëkurës, ja çfarë thotë studimi për nishanet

04/03/2016
in Jetë, Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Kanceri i lëkurës, ja çfarë thotë studimi për nishanet

Pjesa më e madhe e njerëzve të diagnostikuar me formën vdekjeprurëse të kancerit në lëkurë kanë më shumë se 20 nishane në trup.





Është ky paralajmërimi i ekspertëve, sipas të cilëve, ky zbulim është i rëndësishëm pasi ndryshimi i nishaneve, apo nishanet jo të rregullt, besohet të jenë shenja kryesore e melanomës.

“Ekspertët dhe pacientët nuk duhet të mbështeten në numrin e nishaneve për të kryer një ekzaminim të lëkurës, apo për të përcaktuar statusin e rrezikut që mund të ketë një pacient”, kështu deklarojnë shkencëtarët e Universitetit të Harvard – it, që sjellin të dhëna të reja në këtë fushë.


Studime të mëparshme kanë dalë në konkluzionin se numri i nishaneve dhe nishanet jo normalë, lidhen me rrezikun e lartë të sëmundjes.

Por lidhja mes këtyre nishaneve, trashësisë së tumorit dhe prognoza e kancerit është më komplekse nga ç’duket.

Tashmë ekspertët sugjerojnë se mjekët nuk mund të mbështeten më tek nishanet, si tregues i sëmundjes.

Rezultatet e tyre treguan se 2 në 3 pacientë me melanomë, kishin më shumë se 20 nishane në trup.

Nga ana tjetër, shumë pak pacientë të prekur nga melanoma kishin nishane “të rrezikshëm” dhe gati tre e katërta e atyre që u analizuan nuk kishin nishane jo të rregullt.

Dr. Alan Geller, i cili e drejtoi këtë studim, tha se besohet ende që numri dhe tipi i nishaneve në trupin e një personi lidhet me rrezikun e tyre për shfaqjen e sëmundjes.

Por të dhënat e reja, tregojnë se marrëdhënia midis këtyre treguesëve është shumë komplekse.

Shkencëtarët studiuan lidhjen mes numrit të nishanëve dhe atyre “jo tipikë” në zhvillimin e melanomës.

Ata ekzaminuan 566 pacientë me melanomë, pjesa më e madhe e të cilëve (66.4 përqind) kishin 0 deri në 20 në total në trupin e tyre.

Ndërkohë, 73.3 përqind (415 pacientë) nuk kishin nishanë të ç’rregullt.

Në pacientët më të rinj se 60 – vjeç, të paturit më shumë se 50 nishane, rreziku për të zhvilluar melanomë të trashë, një formë më e avancuar e sëmundjes, rezultoi më i ulët.

Stadet e melanomës përcaktohen në bazë të trashësisë që ka në lëkurë.

Zakonisht tumorët më pak se 1 mm të trashë kanë shumë pak shance për t’u përhapur.

Sipas American Cancer Society, sa më e trashë të bëhet melanoma aq më shumë shance ka për t’u përhapur.

Dr. Geller dhe grupi i shkencëtarëve zbuluan gjithashtu se pacientët më të rinj se 60 – vjeç, të cilët kishin më shumë se 5 nishane “jo tipikë”, krahasuar më ata që nuk kishin asnjë, ishin më shumë të rrezikuar për t’u prekur nga melanoma.

Sipas Dr. Geller, për shkak të këtyre rezultateve, ekspertët dhe pacientët nuk duhet të bazohen më në numrin dhe llojin e nishaneve që kanë, pasi rezulton se nuk janë treguesit kryesor.

Studime të mëparshme kanë dalë në konkluzionin se ata që kanë më shumë se 5 nishane në krahun e tyre të djathtë, kanë 9 herë më shumë shance për të patur 50 të tillë në të gjithë trupin. /tvklan.al

Tags: Kancer lekurenishanestudim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Next Post
Njihuni me miliarderen më të re në botë

Njihuni me miliarderen më të re në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera