Kim Kardashian vijon me jetën e saj, por Kanye West ende s’e ka pranuar ndarjen. Reperi nuk heq dorë kollaj nga nëna e fëmijëve të tij. Në një intervistë së fundmi, reperi me famë botërore është shprehur se nuk e pranon fundin e martesës së tij.
“Unë mund të jem i divorcuar në letër, por nuk jam i divorcuar nga ideja për të qenë mbrojtës”, tha reperi gjatë një interviste në “Piers Morgan Uncensored”. “Emri i saj nuk është më West. Dhe emri im tani është vetëm Ye. Nëse do të ishim sërish bashkë, si do të quheshim? Kimye?”.
“Unë do ta dua atë për gjithë jetën dhe çuditërisht do ta mbroj”. Çfarë të mendojmë tani.








