Kanye West ka festuar ditëlindjen në një festë jo fort të zakonshme.
Ai shërbeu sushi në trupat nudo të grave në festën e ditëlindjes së 46-të.
Këngëtari përfshiu praktikën japoneze, të quajtur “nyotaimori”, në festën e tij të shtunën për të ftuarit e tij të famshëm, përfshirë vajzën e tij 9-vjeçare, North.
Po rrjeti ka shpërthyer duke e cilësuar akt mizogjen.
“Të trajtosh një grua njerëzore si një pjatë është mizore”, shkroi një person në Twitter.
Ai u kryqëzua se po i trajton gratë si objekte për konsum mashkullor.
Festa private, e cila nuk dukej se përfshinte asnjë Kardashian-Jenner pas divorcit të West nga Kim Kardashian, duket se mori vëmendjen që (s)duhej.








