Kanye West vazhdon të shkaktojë polemika. Ai është nën kritika për bluzat e tij ‘White Lives Matter’ (Njerëzit e bardhë kanë rëndësi) të paraqitura si pjesë e shfaqjes së tij në Javën e Modës në Paris. Mes shumë personazheve që e kanë kritikuar ka qenë edhe Hailey Bieber.
“Justin Bieber merre gruan tënde para se unë të zemërohem”, shkroi Kanye në një postim. Hailey i ishte bashkuar më parë një liste yjesh, përfshirë supermodelen Gigi Hadid.









