Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
10 perla të fshehura në Evropë që duhet t’i vizitosh patjetër! 23/06/2025
Pas heqjes së unazës, Hailey i përgjigjet zërave për ndarje nga Justin! 23/06/2025
Beniada ka një mesazh për ata që nuk respektojnë vajzat në publik!  23/06/2025
“16 vjeçe si Greta Koçi”, këngëtarja sqaron batutën që e ndoqi pas shumë vite! 24/06/2025
Loredana në pritje të ëmbël? Ja postimi që i bëri fansat të dyshojnë! 23/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Kaq përbërës mjaftojnë për pjatën e shëndetshme që shikoni nëpër “Instagram”

05/05/2022
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kaq përbërës mjaftojnë për pjatën e shëndetshme që shikoni nëpër “Instagram”

Shpesh e gjeni veten para pikëpyetjeve se ç’të gatuani në mëngjes për të shijuar një vakt të shëndetshëm dhe jo të rëndë. Më poshtë ju tregojmë se cilët janë përbërësit e duhur me të cilët mund të përgatisni një vakt të shëndetshëm në mëngjes sipas ‘Healthline’:





1. Tërshëra
Tërshëra është një superushqim. Ndër përfitimet e këtij ushqimi ju kujtojmë se:
– Ajo zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe problemet me zemrën.
– Përmirëson procesin e tretjes. Në sajë të sasisë të madhe të ujit që absorbon, tërshëra përshpejton dhe përmirëson tretjen.
– Kjo zvogëlon rrezikun e atyre që vuajnë nga diabeti.
2. Kosi
Ky ushqim ofron proteina dhe kalcium. Një filxhan kos të jep ndjesinë e ngopjes që ju duhet për të filluar ditën tuaj. Nëse nuk i pëlqeni shijen ose do të preferoni diçka të ëmbël, mund t’i shtoni copa frutash dhe një gjysmë luge çaji mjaltë.
3. Qitro
Qitroja do të jetë aleati juaj nëse ju dëshironi të humbni disa kilogramë në disa ditë. Është treguar se të hahet një gjysmë qitro para ushqimit ndihmon në zvogëlimin e yndyrnave të tepërta që grumbullohen në trup. Ta konsumoni në mëngjes, gjithashtu ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës gjatë gjithë ditës.
4. Bukë gruri
Karbohidratet janë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Para se të zgjidhni llojin e bukës, mos harroni se jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Rregulli është që të zgjidhni një bukë të bëra nga drithëra të plota.
5. Banane
Nuk ka ushqim më të mirë se banania për të shmangur urinë në mes të ditës. Duke qenë e pasur me kalium, banania ul presionin shpejt dhe natyrshëm.
6. Gjalpë bajameje
Nëse preferoni të shmangni konsumin e vezëve, gjalpi i bajames është një alternativë e shkëlqyer përsa i përket proteinave. Ai ka një sasi të madhe të yndyrnave të shëndetshme. Një lugë gjelle gjalpë bajameje me një fetë buke ose me një banane apo një mollë është e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.
7. Shalqi
Ju gjithashtu zgjoheni në mëngjes të etur. Në këtë rast, shtoni shalqi për mëngjesin tuaj. Përveçse është i përbërë nga 95% ujë, shalqiri është i pasur me likopene, ushqyes që gjenden vetëm në frutat e kuqe dhe që janë të mira për shëndetin e syve, shëndetin e zemrës dhe parandalojnë kancerin.
8. Manaferra
Manaferrat janë të pasura me antioksidantë. Disa studime kanë treguar se këto fruta ndihmojnë për:
• Përmirësimin e memories
• Rritjen e aftësive motorike
• Uljen e presionit të gjakut
• Përshpejton metabolizmin tuaj.
Nëse ju doni t’i jepni me shumë shije mëngjesit tuaj, shtoni një grusht me manaferra.
9. Vezë
Ka disa mite në lidhje me konsumin e vezëve. Shumë njerëz besojnë se konsumimi i vezëve në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelet e kolesterolit në gjak. E vërteta është se një vezë përmban rreth 60% të kolesterolit që ne duhet të konsumojnë në një ditë, kështu që ju mund të hani një vezë të plotë dhe një të bardhë veze ose dy të bardha veze për mëngjes.
10. Kafe
Ekspresi që ju pini në mëngjes për t’u zgjuar ka një numër të madh të mirash. Është treguar se ata që pinë një filxhan kafe në mëngjes kanë më pak rrezik të vuajnë nga diabeti dhe kanceri i prostatës.
11. Çaji
Çaji ka përfitime të ngjashme me kafeinën dhe hidraton trupin më mirë. Antioksidantët e tij janë edhe më të shumtë sesa ata të kafes. Të gjitha varietetet e çajit janë të mirë, por është çaji jeshil ai që ka më shumë antioksidantë./revistawho.com





Tags: i shendetsheminstagrammengjessi te gatuashushqim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

10 perla të fshehura në Evropë që duhet t’i vizitosh patjetër!
Këshilla

10 perla të fshehura në Evropë që duhet t’i vizitosh patjetër!

23/06/2025
5 gjëra që duhet të dish para se të shkosh në Amalfi
Këshilla

5 gjëra që duhet të dish para se të shkosh në Amalfi

20/06/2025
Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!
Jetë

Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!

18/06/2025
Testi 60-sekondësh: Sa mirë e njeh vërtet dikë?
Këshilla

Testi 60-sekondësh: Sa mirë e njeh vërtet dikë?

19/06/2025
5 sinjale që dikush të pëlqen, edhe nëse nuk e pranon! 
Këshilla

5 sinjale që dikush të pëlqen, edhe nëse nuk e pranon! 

16/06/2025
5 sekrete që skenat e filmave nuk t’i mësojnë për seksin në jetë reale!
Këshilla

5 sekrete që skenat e filmave nuk t’i mësojnë për seksin në jetë reale!

15/06/2025
Next Post
Lira Gjika për Emancipimin: Fillon në familje

Lira Gjika për Emancipimin: Fillon në familje







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera