Në ditën e ditëlindjes së saj, Luana Vjollca u zgjua në mes të një përrallë magjike. E gjithë vila luksoze ku ajo po qëndronte ishte kthyer në një det trëndafilash të kuq, një surprizë kaq e veçantë, saqë ndjekësit e saj mbetën pa fjalë.
Moderatorja ndau me ndjekësit e saj një video, ku tregon ambientin e transformuar. Vila ishte e mbushur me buqeta të mëdha, ndërsa petale trëndafilash mbulonin dyshemenë, duke krijuar një atmosferë tejet romantike dhe festive. Vetë kompania që ka mundësuar realizimin e buqetave, ka postuar disa pamje në Instagram ku edhe zbulon numrin e pabesueshëm të trëndafilave të përdorur: plot 10,000!
“Kështu u zgjua vajza e ditëlindjes,” shkruante Luana pranë videos, ku shfaqet dhe motra e saj, Marina.













