Javët e fundit Italia po përballet me një situatë të rëndë për shkak të Koronavirusit. Të gjithë kanë vendosur të izolohen derisa situata të qetësohet. Edhe bloggerja e famshme, Chiara Ferragni ka bërë të njëjtën gjë. Ajo ka publikuar një foto të ëmbël me vogëlushin dhe qenin e saj, për të sjellë edhe diçka pozitive në mesin e shumë lajmeve të forta. “Grupi im i ëmbël i karantinës. Unë jam në shtëpi”, shkruan Chiara. Menjëherë ajo ka marrë shumë komente të ëmbla dhe komplimente për mesazhin e dhënë.
https://www.instagram.com/p/B9jKFp6I2si/?igshid=1wpg0jr2kt8iq