Kartolina e fundvitit në “Top Channel” këtë vit, ndryshe nga çdo herë tjetër, nuk i ka bërë prezantuesit të këndojnë. Këngën ua kanë lënë këngëtarëve, por fytyrat e dashura të ekranit janë bërë pjesë e klipit me fragmente nga hapësirat e tyre intime. Jonida me vajzën, Ledioni me djalin, Arbana dhe Xhemi me djemtë, Eno që puth partneren, shtëpitë e Alban Dudushit, Marin Memës, Altin Bashës, Elvis Pupës, etj… Kjo është ajo çka solli “Top Media” në këtë urim për shqiptarët.