Kastro Zizo është mjaft i dhënë pas fëmijëve të tij, e këtë e shfaq shpesh duke publikuar foto të tyre, veçanërisht të djalit të cilin e merr me vete – tashmë si një shok – edhe në plazh.
Por sot, është një ditë e veçantë për vajzën e tij, ndaj vëmendjen ja ka kushtuar totalisht asaj.
“E bukura e dheut ti sot ke përmujorin e lindjes…muajt, vitet ikin dhe ti vetëm zbukurohesh dhe bëhesh një zonjushë e zgjuar dhe plot dritë…Të gjeta këtë foto kur ishe e vogël sa një gogël Love. Nia. Ta do babi qenien…”, – shkruan këngëtari në llogarinë e tij në Instagram ku ka postuar foton e vajzës së saj. Një foto mjaft e bukur që ka marrë komplimentet e veçanta nga ndjekësit e Kastros. /Gazeta Express/