Kantautori Kastro Zizo i ka falenderuar të gjithë miqtë dhe fansat e tij për mesazhet ngushëlluese për nënën e tij.
Mëposhtë statusi i plotë i Kastros:
“Miq, te dashur, shoket e mi…ju falenderoj nga zemra per cdo ngushellim tuajin. Me lehtesuat dhimbjen e madhe. Jua shperblefsha ne te mira dhe gezime. Humbja e nenes eshte thike ne zemer por njeriu duhet te behet i forte dhe te vazhdoje jeten duke e kujtuar dhe adhuruar perjete. Nje falenderim i vecante i shkon shokeve te mi te ngushte qe mu gjinden si vellezer gjaku. Nena ime do te dua perjete. Lotet e mi tu befshin lumturi ne parajse. Do me mungosh shume…”







