Kastro Zizo njihet nga të gjithë si artisti që flet hapur për çdo gjë, si për profesionin ashtu edhe për jetën e tij private.
Në një intervistë për emisionin “Why Not” të Roza Latit, Kastro pohoi se ka pasur dy martesa nga të cilat dhe dy fëmijë.
Gjithashtu ai tregoi se kur do të martohet përsëri.
“33 vjeç me dy martesa, besoj janë mjaftueshëm për momentin. Të kalojnë dhe dy vite ose vitin tjetër shohim. Kam 5 vite e pak që jam i pamartuar. E treta ose do ketë shumë para, ose do jetë e treta, e vërteta. Jam afër, jam në një vorbull” u shpreh Kastro.







