Kantuatori Kastro Zizo nuk njihet vetëm si muzikant, por edhe si autor e moderator i disa programeve televizive e radiofonike.
“Kasketa”, “Rrokum night”, dhe së fundmi në programi “Thurje”, janë disa nga projektet televizive që janë drejtuar prej tij.
Por në një intervistë për programin “Lart e Poshtë”, Kastro na ka rrëfyer edhe disa nga projektet e tij televizive, që pritet të nisin së shpejti në Digitalb:
“U bë shumë kohë që i kam dhënë prioritet televizionit dhe medias, pasi muzika nuk ka qenë primare për mua. Jam në mes të një cikli reportazhesh që i kam realizuar nëpër Shqipëri por së shpejti do të vij edhe me një show-n tim që nuk do të kaloj pa u vënë re”, ka thënë Kastro./revistawho.com