Thuhet se Kate Middleton nuk do ta falë kurrë Meghan Markle.
Sipas një raporti të revistës OK Kate e ka bërë të qartë se nuk do ta falë kurrë Meghan-in edhe pse William po këmbëngul që ata të bëjnë paqe për të mirën e familjes.
“Ajo po e pohon pavarësinë e saj dhe po fillon të injorojë një këshillë të sinqertë që mbretëresha Camilla i dha asaj shumë kohë përpara se të martohej me William-in.”
“Catherine ka luajtur paqebërësin në të kaluarën dhe ka sjellë William dhe Harry së bashku, dhe unë mendoj se kjo vjen nga familja e saj dhe vlerat e tyre. Por unë mendoj se ajo ka arritur në një fazë ku i është dashur të bëjë një hap prapa. Gjërat kanë shkuar shumë larg, dhe ajo ndihet e mërzitur dhe, sinqerisht, e lënduar dhe e fyer”, ka thënë ekspertja Jennie Bond.