Kate Middleton ka publikuar foton e saj të parë pas operacionit abdominal prej të cilit u shkëput nga jeta publike për dy muaj. Princesha e Uellsit ka shpërndarë një foto për Ditën e Nënës ku shfaqet me fëmijët e saj dhe tregon se po shërohet nga operacioni.
Në foto, Katherina është e rrethuar nga Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Fotoja e ëmbël u shkrep në Windsor në fillim të kësaj jave nga Princi i Uellsit. Princesha falënderoi publikun për “urimet e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit” dhe u uroi të gjitha grave “Gëzuar Ditën e Nënës”.