Kate Middleton ka vendosur të shuajë kureshtjen që ka qarkulluar prej muajsh rreth transformimit të saj të fundit. Gjatë Royal Variety Performance në Londër, më 19 nëntor, Princesha e Uellsit u përball me një koment që e shtyu të tregonte sesi i kishte ndryshuar realisht ngjyra e flokëve.
Sipas Daily Mail, aktorja Su Pollard i është drejtuar me fjalët: “Më pëlqen shumë ngjyra e flokëve, duket shumë më e çelur.” Dhe përgjigjja e Kate-s nuk ka vonuar: “Më parë ishin kafe, por janë çelur nga dielli.” Komunikimi i shkurtër, që ndodhi në prapaskenë, është bërë menjëherë temë kryesore në media, sidomos pasi çifti mbretëror u rikthye në tapetin e kuq për herë të parë pas dy vitesh.
Në shtator, pamja e re e princeshës u bë virale që në momentin që ajo doli publikisht pas pushimeve verore, me një nuancë dukshëm më të artë se zakonisht. Ky ndryshim u konsiderua i guximshëm, pasi prej vitit 2011 Kate ka qenë pothuajse gjithmonë besnike tonit kafe të errët. Edhe gjatësia e flokëve dukej e ndryshuar gjatë vizitës së saj në Muzeun e Historisë Natyrrore më 4 shtator.
Por eksperimenti zgjati pak. Në finalen e Kupës së Botës në Rugby për femra, vetëm dy ditë më vonë, ngjyra e flokëve të saj dukej sërish më e errët. Më 8 shtator, në aktivitetin e Federatës Kombëtare të Institutit të Grave, princesha ishte rikthyer plotësisht te nuanca e saj tipike kafe.
Duket se ndryshimi biond që bëri bujë nuk ishte rezultat i ndonjë transformimi radikal por thjesht efekti i diellit veror mbi flokët e princeshës. Kate Middleton, me një koment të thjeshtë, la pas një nga debatet më virale të vjeshtës.








