Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo! 18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kate Middleton, zbulohet sekreti i lëkurës së saj me shkëlqim

21/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kate Middleton, zbulohet sekreti i lëkurës së saj me shkëlqim

Gjithçka që ka lidhje me Kate Middleton përbën lajm. Aq më tepër kur specialistja e saj vendos të ndajë me ne sekretin e lëkurës së saj me shkëlqim. Dhe të na lejojë të zbulojmë kështu se eliksiri i mrekullueshëm mund të jetë në kuzhinën tonë. Por e nisim me radhë. Debora Mitchell, emri i së cilës lidhet me lëkurën plot shkëlqim të Kate Middleton. Dhe është ajo që kujdesej për lëkurën e saj para dasmës. Dhe është ajo që kujdeset edhe sot, kur Kate është e martuar dhe me dy fëmijë. Detyrë jo e lehtë duke pasur parasysh rolin e Dukeshës së Kembrixhit, jetën e saj frenetike me takime, ceremoni, familjen e shumë gjëra të tjera, çka do të çonin drejt një ezaurimi nervor që i reflekton pasojat edhe në tipare fizike dhe fytyrë. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo, por jo dukeshës sonë e cila në mënyrë të pashpjegueshme vazhdon të shfaqet perfekte në çdo okazion zyrtar. Dhe është normale që gjithçka që lidhet me rutinën e saj të bukurisë, nga flokët tek lëkura, të shkaktojë një kuriozitet maniak tek të gjithë ne. Paramendoni nëse zbulohet sekreti dhe sekreti i gjithçkaje është në një maskë që Mitchell e përgatit duke përdorur si bazë….Nutellën. Po, e lexuat mirë. Po flasim për kremin më të famshëm me kakao dhe lajthi në botë, të cilin Mitchell e përzien me sheqer dhe një balsam buzësh: ndërsa kakao e gjendur tek nutella siguron antioksidantët e nevojshëm për të luftuar radikalet e lira, sheqeri siguron një eksfolim të lehtë, ndërsa balsami i buzëve rikthen hidratimin e duhur shkruan femrat.al. Jo vetëm kaq, por Mitchell na gostit ende duke zbuluar sekretin e një maske të bërë vet e cila ushqen këmbët mbretërore. Mjafton të shtypni dhe të përzieni një banane dhe një avokado për të përftuar një përbërje e cila duhet aplikuar në lëkurën e këmbëve dhe pastaj të vishni çorape, në mënyrë që të realizoni një përbërje ushqyese ultra efektive.






Tags: Kate Middleton
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
Next Post
FOTOT/ Të dashuruar kokë e këmbë, Soni Malaj për jetë nate në krahët e të fejuarit biznesmen

FOTOT/ Të dashuruar kokë e këmbë, Soni Malaj për jetë nate në krahët e të fejuarit biznesmen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera