• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kate na magjepsi, por këtë fustan e paska veshur edhe Diana në premierën e James Bond në vitin 1985

Kate Middleton na mahniti të gjithëve me fustanin e saj në premierën për filmin e ri të “James Bond”, “No Time To Die”, ndërsa i bëri një homazh prekës Princeshës Dianës. Dukesha e Kembrixhit duket se gjen përherë detaje, sesi të risjell në vëmendje vjehrrën e saj, e cila u nda nga jeta në vitin 1997.

Kate së bashku me Charles, Camilla dhe burrin e saj Princ William u shfaqën së bashku në takimin me yllin e 007, Daniel Craig dhe pjesën tjetër të kastit përfshirë Rami Malek, Lea Seydoux dhe Lashana Lynch në Royal Albert Hall në Londër.

Nëna e tre fëmijëve u shfaq në premierën e filmit me një fustan të artë vezullues, të Jenny Packham, i cili zakonisht kushton 2,800 funte. E veshur me mëngë si pelerin dhe shpatulla të strukturuara, ajo kombinoi fustanin e saj me vathë të markës “Onitaa” prej 290 funtesh, të cilat ishin bërë në Pakistan nga marka e modës luksoze të Azisë Jugore.

Mediat britanike kanë shkruar se kjo zgjedhje e veshjes së Kate ishte shumë e ngjashme me fustanin e veshur nga Princesha Diana në vitin 1985 për premierën e filmit të James Bond “A View to Kill”.

Kate shpesh i është referuar Princeshë Dianës me zgjedhjet e saj. Dhe e ka bërë edhe këtë herë, në mënyrën më magjepsëse të mundshme./revistwho.com