Aktorja e filmit legjendar “Titanic”, Kate Winslet, në një intervistë të fundit me BBC-në Woman’s Hour, dha një mesazh të fortë për gratë. “Unë jam 47 vjeç dhe ka disa gjëra që nuk janë ashtu siç do të donit të ishin. Por kështu është realiteti,” tha ajo.
“Gratë kur vijnë në të 40-tat e tyre, sigurisht mesi i të 40-tave mendojnë ‘Oh tani do bie’. Por jo! Ne bëhemi më të fuqishme, më seksi. Ne rritemi më shumë në vetvete. Ne kemi mundësi të themi çfarë mendojmë dhe të mos kemi frikë nga ajo që njerëzit mendojnë për ne. Nuk na intereson se si dukemi kaq shumë. Mendoj se është e mahnitshme”, u shpreh aktorja duke theksuar se pas moshës 40-vjeçare femra duhet të ndihet më e sigurt për veten e saj, duke qenë se ka fituar disa përvoja.








