Më në fund çifti i dashur për publikun, Turi dhe Orinda kanë konfirmuar lajmin e pritjes së ëmbël. Ka qenë Turjani ai që ka publikuar foton e parë me nënshkrimin: “Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një beb. Katërshja fanstastike”. Orinda, Turi dhe qenushi i tyre shfaqen në një shkrepje ku për herë të parë po shohim tamam edhe barkun e rrumbullakosur të moderatores së njohur.

Me një tjetër foto, të postuar nga vetë Orinda zbulohet dhe një detaj tjetër, bebi vjen në jetë në verë dhe ne mendojmë se edhe gjininë, çifti e ka zbuluar në mënyrë indirekte. Fakti që moderatorja është veshur me rozë, mbase nënkupton se do sjellë në jetë një vajzë.
I
Prej muajsh, Orinda dhe Turi e kanë mbajtur të fshehtë lajmin, por më në fund janë gati ta ndajnë me të gjithë./revistawho.com








