Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Katia Stathaki, drejtuesja e re e “Vodafone Albania”, e magjepsur me bukurinë natyrore të Shqipërisë. “Do të jem ambasadorja numër 1 e Shqipërisë”

06/08/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Katia Stathaki, drejtuesja e re e “Vodafone Albania”, e magjepsur me bukurinë natyrore të Shqipërisë. “Do të jem ambasadorja numër 1 e Shqipërisë”

Këtë javë, teksa bënim ‘zapping’, na tërhoqi vëmendjen një personazh interesant, i ftuar në “Pushime on Top” dhe e intervistuar nga Ori Nebijaj. Kureshtarë, u ndalëm pak sekonda për të dëgjuar bisedën, sepse Katia, ky personazh i ri dhe i
panjohur për ne, të mbante mbërthyer pas ekranit me energjinë pozitive, buzëqeshjen e ëmbël dhe portretin paqësor. Duke dëgjuar bisedën mësuam se Katia Stathaki është CEO i ri i Vodafone në Shqipëri, por jo një CEO dosido; ajo është
një drejtuese historike, pasi është hera e parë në 20 vjetët e operimit në treg të Vodafone Albania, që drejtimin e kësaj kompanie e merr një grua. U shpreh se ndihet shumë e lumtur për këtë fakt dhe për këtë mundësi fantastike që i është
dhënë nga grupi Vodafone. Theksoi se kompania Vodafone po punon fort për të promovuar diversitetin, gjithëpërfshirjen e kujtdo në vendin e punës e që të ketë sa më shumë gra në pozicione drejtuese.






Një të tillë pozicion të lartë drejtues mban edhe ajo tashmë, por na solli në ekran jo atë figurën serioze të CEO-s, siç ndodh zakonisht me drejtues të këtij niveli, por kishte zgjedhur t’u prezantohej shqiptarëve, në këtë dalje të parë, në një
komunikim miqësor, spontan, të natyrshëm e sportiv, siç duket se është dhe vetë ajo. Na tregoi se i pëlqen natyra, të vizitojë vende të reja e të provojë ushqime lokale, pra të eksplorojë sa më shumë Shqipërinë, vendin që tashmë do të bëhet shtëpia e saj e dytë. Sepse edhe bashkëshorti e djali i saj 10 vjeç, Leon, do të shpërngulen për të jetuar në Tiranë. “Djali do të shkojë në shkollë këtu. Po përgatitemi për një jetë të bukur këtu, kështu që ndihemi të nderuar e të lumtur që
jemi në vendin tuaj”, u shpreh Katia duke shtuar më pas se, “Kam pasur shumë impenjime që prej ditës që kam ardhur, sepse njerëzit duhet të jenë të lidhur me Vodafone kurdo e kudo, por gjithsesi kam mundur ta vizitoj disi Tiranën. Njoh
shumë shqiptarë në Greqi, të cilët më kanë folur për Shqipërinë, por nuk e prisja të gjeja një qytet kaq të gjallë sa Tirana. Energjik, rinor, me kaq shumë vende të bukura për të vizituar. Ushqimi është fantastik dhe për mendimin tim, kulinaria apo zakonet e një vendi, flasin shumë për njerëzit, për mënyrën se si jetojnë. Jam e befasuar dhe mezi pres të mësoj më shumë për Tiranën në të ardhmen.”

Katia pasi e mori detyrën si drejtuese e Vodafone Albania në 1 korrik, ka takuar shumë njerëz. “Jam befasuar dhe nga niveli e profesionalizmi i njerëzve që po takoj. Nga punonjësit e Vodafone, në dyqanet tona… Kjo ishte një mënyrë për ta
bërë udhëtimin tim më të lehtë gjatë verës.”
Katia tregoi se ka vizituar edhe disa nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, si Korça, Shkodra, Berati dhe Elbasani.
Këto mendime e ndjesi për vendin tonë, ajo do t’i ndajë me të njohur e të panjohur, me të afërt e të largët, përmes postimeve në rrjetet e saj sociale. “Më pëlqen shumë të postoj stories nga Vodafone. Do të jem ambasadorja numër një e Shqipërisë”.
Vodafone ka nisur fushatën #kudomevodafone, për të promovuar vendet e historinë e bukur të Shqipërisë e bashkë me të dhe rrjetin cilësor e të aksesueshëm kudo, që u jep mundësi të gjithëve të ndajnë eksperiencat e tyre kudomevodafone”, u shpreh Katia, duke e shqiptuar pastër e bukur në shqip frazën “kudo me
Vodafone”.
Duhet të jetë togfjalëshi i parë i mësuar në shqip, e sigurisht jo i fundit. CEO e re e Vodafone Albania do të ketë shumë për t’u thënë shqiptarëve, në vitet e drejtimit të saj.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta
Breaking News

Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta

29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë
Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!
Breaking News

Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!

29/12/2025
Next Post
Askush s’po i beson syve me çfarë e ka kombinuar kostumin sportiv Lady Gaga

Askush s’po i beson syve me çfarë e ka kombinuar kostumin sportiv Lady Gaga








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera