Kate Holmes dhe Jamie Foxx nisën të shoqërohen me njëri-tjetrin që prej vitit 2013, pasi u fotografuan në disa takime sëbashku. Thuhet se Kate Holmes nuk dëshiron ende ta bëjë zyrtare marrëdhënien me aktorin. Një burim për “HollywoodLife” ka thënë se ajo nuk do të përfshihet në atë lloj zhurme që u bë pas lidhjes me Tom Cruise. “Jeta e saj tani, krahasuar me atë të shkuarën, është si nata me ditën. Ajo është shumë e lumtur”- shton burimi.