Një muaj më parë këngëtarja e famshme, Katy Perry, u fejua me partnerin e saj, Orlando Bloom, duke zyrtarizuar kështu marrëdhënien e tyre. Por së fundmi 34-vjeçarja e ka quajtur aksidentalisht, Bloom, të dashurin e saj. Kjo ka mjaftuar që të gjithë fansat në ‘Twitter’, të nisin të komentojnë mënyrën se si u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë se Perry dhe Bloom u fejuan në ditën e Shën Valentinit me një propozim epik në helikopter. Që prej atij momenti, dyshja ka filluar të mendojë për ditën e martesës së tyre dhe detajeve të ditës speciale të tyre./revistawho.com