Këngëtarja Katy Perry ka rrëfyer se për të është një problem fakti se i dashuri i saj Orlando Bloom jeton në Malibu një orë larg Los Angeles, e shtëpisë së saj.
Por largësia nuk është i vetmi problem që ajo ka në lidhje me shtëpinë e Bloom, pasi arsyeja e vërtetë është fakti se shtëpia e tij është shumë afër shtëpisë së ish bashkëshortes së tij, Miranda Kerr, gjë që këngëtarja e ka bezdi.