“Tezes i vjen era nënë”, thonë vargjet e një kënge dhe është plotësisht e vërtetë. Lori Hoxha u bë për herë të parë teze më 13 dhjetor 2016, teksa tanimë e motra Sara ka tre fëmijë dhe dashuria vetëm është rritur në sasi. Sot në ditëlindjen e London, Lori ka bërë dedikimin më special, në një postim në “Istagram”
“Londonusho, ti erdhe në jetë kur gjërat ishin shumë të zymta për ne por me sytë e tu si deti e flokët si perëndimi na ndricove komplet horizontin. Më bëre të dua një qenie 2.2 kg më shumë se cdo gjë tjetër dhe i tregove zemrës time që ka vend akoma për të dashur duke zvogëluar boshllëqet që me vite i kisha lënë të zinin vend.
Ti je fëmija më i veçantë që njoh; ke flokët më portokalli në cdo vend që jemi, ke artikulim më perfekt se yt atë, dëgjon muzikë më të mirë se 90% të adultëve, kujdesesh për ne më shumë se Sara, ke humor më therës se gjyshi yt dhe ke zemër më të ndjeshme se nëna. Dhe meqë jemi te kjo e fundit, dua të dish që do jem përgjithmonë mirënjohëse për dashurinë që ti i fal asaj. Pas shumë vitesh, ti i dhe qëllim jetës së saj dhe e bëre të vrapoj për të ardhmen përsëri.
Unë të dua në mënyrën time që në një formë ose në një tjetër uroj të jetë mjaftushëm. Lutem që të jem një krah i fortë për ty dhe të kem mundësi të të mësoj përmes shembullit që ndjek i cili lidhet fort dhe me gjakun tënd. Unë gjithmonë do shoh në sytë e tu dashurinë që kam për mamin tënd dhe mallin që kam për tim atë e kjo më jep motivimin që më duhet. Uroj vetëm që ti të rritesh i shëndetshëm, i mençur dhe i lumtur sepse qenka shumë e rëndësishme cfarë i le pas këtij vendi e unë besoj që kjo nis nga rritja e femijëve të mirë e më pas nga puna që bëjmë për t’ja përmirsuar të ardhmen.
Edhe 100 vite London, tezja të do me gjithë forcën që mundet të dojë dikush,”-shkruan Lori Hoxha.

Ka qenë edhe vetë mami Sara që e ka uruar të birin në ditën e lindjes.
Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Ti erdhe në jetën time kur unë isha 21 vjeç , duke bërë që unë të rritesha së bashku me ty. Je lutja ime e çdo mbrëmjeje, dhe uroj shumë që jeta të tregohet bujare me ty. Ji i sjellshëm, dashuro thellësisht dhe kurrë mos ndalo së pari të bukurën në çdo gjë. Përgjithmonë në krahun tënd, mami Sara”, ka shkruar ajo.









