Pas disa javësh qetësie, tensioni mes Stresit dhe Jozit është rikthyer me forcë në qendër të vëmendjes. Arsyeja? Një video që u bë virale në rrjetet sociale, ku Jozi i kërkonte reperit një puthje pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.
Edhe pse pamjet krijuan përshtypjen se mes tyre ishte vendosur paqja, intervista e fundit e Jozit në “Kosovë Show” duket se e prishi sërish ekuilibrin. Gjatë bisedës, ajo theksoi se nuk bëhej fjalë për një miqësi të zakonshme:
“Situata kishte si qëllim vendosjen e drejtësisë për atë që ka ndodhur në të kaluarën,” – tha Jozi, duke shtuar se mes tyre ekzistonte një “lidhje tjetër”.
Ajo e përshkroi Stresin si “një djalë të mirë”, por nënvizoi se tensionet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA”-së nuk ishin harruar. Madje, ajo u ndal edhe te fraza e tij e famshme “Nuk është mirë me gabu me mu”, duke e cilësuar si një paralajmërim për ata që e kishin lënduar.
Por, reagimi i Stresit nuk vonoi. Ai publikoi një mesazh thumbues në Instastory që ndezi rrjetin:
“Këdo që kam puth në jet s’kam lon pa e q… Ndoshta ka shku javë, muj, dy a tre… po pa e q… s’e kom lon.”
Kjo deklaratë shpërtheu në komente, me ndjekës që ndaheshin mes mbështetjes për reperin dhe kritikave për tonin e ashpër të reagimit të tij.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme, por një gjë është e qartë — marrëdhënia mes Stresit dhe Jozit mbetet një nga sagat më të ndjekura dhe më të paqarta që ka lënë pas “Big Brother VIP Albania”.









