Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kei: U ndava nga Vivi, ja kush është vajza që puthja në park

17/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kei: U ndava nga Vivi, ja kush është vajza që puthja në park

Një video e publikuar pak ditë më parë, ku ish-konkurrentja e “Big Brother”, Kei, shfaqej duke u puthur me një vajzë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në fakt, Kei hyri në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri me partneren e saj Vivin me të cilën u përpoq edhe të forconte raportin në “Big Brother”.
Por tashmë siç komentohej video, gjërat kishin ndryshuar dhe Kei kishte nisur një lidhje të re. Por sa reale është kjo romancë dhe çfarë ka ndodhur mes saj dhe Vivit? Kei i shpjegon për “Bluetooth”, teksa ka rrëfyer edhe se cila ishte vajza që po puthte.
“Nuk ka lidhje, unë nuk kam reaguar qëllimisht, sepse mendoj se nuk ka kuptim. Ajo është thjesht një shoqe, por nuk kemi asgjë bashkë”. Më tej, ish-banorja e “Big Brother”, e cila zbuloi publikisht prirjet e saj homoseksuale ka treguar se nëse do kishte një lidhje të re do ta thoshte, ashtu siç ka treguar edhe detaje të tjera të jetës së saj.
“Ju e dini që unë nuk kam turp ta them nëse do kishte diçka. Nuk jam tip i turpshëm, e keni vënë re besoj (qesh)”. Por si vazhdon sot marrëdhënia e saj me Vivin, vajzën me të cilën u fut çift në “Big Brother”? “Kemi komunikim çdo ditë, takohemi, jemi mikesha, por lidhja nuk vazhdon më”, ka thënë Kei. Ish-banorja e “Big Brother” ka zbuluar gjithashtu edhe arsyet pse i kanë dhënë fund raportit të tyre, duke u shprehur se të dyja kishin nevojë për kohë dhe hapësirë.
“Sa i takon të qenit bashkë e kemi mbyllur. Unë të paktën e kam mbyllur për vete. Edhe duhet të reflektojmë pak”, thotë Kei. Ish-banorja e “Big Brother” shpjegon se largësia i bën mirë edhe Vivit, meqë kjo e fundit është shumë e përfshirë emocionalisht. “Ajo është shumë e implikuar me mua dhe unë i bëj keq në një farë mënyre sepse e bllokoj nga ana emocionale”, përfundoi ish-banorja.






Tags: keiparkputhje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
5 arsyet pse DUHET të jemi krenarë me Bebe Rexhën!

5 arsyet pse DUHET të jemi krenarë me Bebe Rexhën!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera