• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kejvina sërish në ‘Xing me Ermalin’? Zbulohet arsyeja e rikthimit të saj

Kejvina Kthjella i habiti të gjithë kur u shfaq në një prej promove të Ermal Mamaqit të publikuara në llogarinë e tij në ‘Instagram’, për të lajmëruar rikthimin në programin nga i cili u largua në muajin mars, për të vazhduar karrierën e saj në Itali.

Megjithatë sot është bërë e ditur se arsyeja e vërtetë e këtij rikthimi të velinës, lidhet me faktin se ajo do të shfaqet në puntatën finale të ‘Xing me Ermalin’, me rastin e mbylljes së sezonit dhe bashkë me të do të jenë shumë figura të njohura të ekranit shqiptar. Ky emision do të xhirohet jashtë skenës ku jemi mësuar ta ndjekim gjithmonë bukuroshen dhe pritet të rezervojë shumë surpriza, lojëra dhe të qeshura. Siç ka bërë të ditur dhe ‘Xing.al’, pjesë e kësaj puntate do të jenë dhe 6 vajza të tjera, të cilat do të ndahen në grupe për t’u përballur me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Mamaqi zgjedh ta mbyllë në këtë formë sezonin televiziv, sepse dhe vitin e kaluar ai realizoi një puntatë në natyrë./revistawho.com