Songyl është e lumtur për shtëpinë e re dhe i tregon mikeshave të saj. Ejlyl tmerrohet kur mëson se Kemal është arratisur. Ajo kalon në krizë nervore dhe kërkon të largohet nga frika se Kemal do i bëjë diçka sërish. Mjekët arrijnë të qetësojnë Ejlylin. Policët vihen në kërkim të Kemalit teksa ky i fundit mjekon dorën tek një mjek duke e kërcënuar. Serkan i qëndron pranë Ejlylit. Zehra zihet me Sadullahun dhe ngulmon që ai t’i kërkojë të falur Selenit. Defne planifikon rrëmbimin e saj kur mëson se Kemal është arratisur. Mesude ndihet fajtore dhe kujton të gjitha momentet kur i ka bërë padrejtësi Ejlylit./revistawho.com








