Burak Ozçivit i njohur si Kemal dhe Fahriye Evcen njihen si çifti më simpatik i Turqisë dhe ndër më të komentuarit, gjithnjë kryefjala e mediave sa i takon jetës private. Mirëpo sot disa foto të Burakut kanë përhapur thashethemet se çifti janë ndarë. Aktori kishte postuar dy foto ku shihej i vetmuar në një fushë, pa bërë të ditur se ku ndodhet dhe pa praninë e bashkëshortes. Pas këtyre fotove direkt kanë nisur aludimet se mes çiftit gjërat nuk po ecin mirë. Por thashethemet nuk kanë zgjatur shumë pas Fahriye i ka hedhur poshtë duke postuar pak orë më vonë një foto nga i njëjti vend ku ndodhet Burak dhe duke zbuluar që janë bashkë. “Vendlindje”, shkruan aktorja duke zbuluar kështu edhe “sekretin” që Burak po e fshihte, pra vendin se ku ndodhen. Çifti ndodhen në Solingen të Gjermanisë, ku Fahriye Evcen ka lindur. /xing.al









